
Para pak minutash janë konfirmuar edhe 8 raste të reja me coronavirus në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur infektologu Valbon Krasniqi për RTK.
“Jemi në atë fazën që çdo ditë presim raste të reja.
Instituti ende nuk ka dalur me një njoftim konkret por ajo që kemi deri më tani është se i kemi edhe së paku 8 rasteve të reja që janë në Klinikë”, tha ai.
Numri i të prekurve deri më tani në vend është 395 prej tyre 66 të shëruar dhe 9 të vdekur.