Lajm i mirë për fermerët, Ministria e Bujqësisë vendosë që t’i kompenzojë dëmet nga shiu e breshri

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se fermerët e dëmtuar nga fatkeqësitë natyre në pjesën e parë të këtij viti, do të dëmshpërblehen së shpejti nga Ministria e Bujqësisë.

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se pas insistimit dhe kërkesave të vazhdueshme nga Kryetari Smajl Latifi, dje ministria ka nxjerrë një vendim që t’u dal në ndihmë fermerëve të dëmtuar nga fondi rezervë për bujqësi.

“Lajm i mirë për fermerët e dëmtuar nga fatkeqësit natyrore (breshri dhe vërshimet). Pas insistimit dhe kërkesave të vazhdueshme nga Kryetari i Komunës z. Smajl Latifi për dëmshpërblim të fermerëve të komunës sonë, Qeveria e Kosovës me datë 05.07.2020 ka nxjerrë vendim që t’iu dal në ndihmë fermerëve të dëmtuar  nga fondi rezervë për bujqësi. Drejtoria e Bujqësisë gjatë kësaj jave do t’i njoftojë bujqit e dëmtuar për hapat e mëtutjeshëm”, ka njoftuar Drejtoria.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.