Ani pse rregullorja e krijuar nga qeveria lidhur me zbutjen e masave kishte precizuar saktë faktin se tregu i gjelbër nuk duhet të hapet para 18 Majit, kryetari Latifi kishte thënë se fermerët e Rahovecit mund t’i nxjerrin në shitje produktet.
Me të dalë në treg bujqit rahovecianë dhe jo vetëm, janë ndaluar nga Policia e Kosovës që të ushtrojnë veprimtarinë e tyre, duke zbatuar kështu në plotësi vendimin qeveritar.
Latifi përmes një prononcimi në televizionin publik të Kosovës dhe në profilin zyrtar tha se nuk e di se çfarë u kanë bërë Sveçlës e Vitisë fermerët e Rahovecit.
Por, para pak çastesh, ka reaguar ish-kandidati i VV-së për kryetar të komunës në zgjedhjet e kaluara lokale, Visar Korenica.
Korenica, përmes rrjetit social “Facebook” publikoi fazat e sakta se kur duhet të hapet tregu, ndërsa siç edhe mund ta shihni, kanë mbetur edhe tetë kur një gjë e tillë mund të ndodhë, e asesi tash.