Krusha e Madhe inspektohet për vlerësim të respektimit të masave ndaj COVID19

Sot në fshatin Krushë e Madhe qëndruan Inspektorët e Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Inspektorët komunal të Rahovecit, për monitorimin e zbatimit të masave kundër përhapjes se sëmundjes COVID 19.

Të gjitha dyqanet ushqimore i’u nënshtruan kontrollit për masat e marrë në respektim të distancës fizike, kryerjen e dezinfektimeve dhe pajisjes me mjetet mbrojtëse si për punonjësit po ashtu edhe për konsumatorët në rastet ku blejnë. Disa nga këto pika shitëse morën vërejtjet për pikat të cilat nuk ishin në plotëni me vendimet e Qeverisë.

640x74

Në të njëjtën kohë u kontrolluan edhe produktet ushqimore në aspektet e sigurisë se a janë duke i përmbushur kushtet ligjore për tregtim të sigurte. Inspektorati vazhdoj me kontrollin e qytetareve për respektim të afatit kohorë apo orarit të daljes në fshat dhe hapësira tjera publike, sipas numrit të parafundit personal.

Mbajtja e distancës fizike mes personave dhe mosha e personave qe u lejohet të dalin. Inspektorati qendrorë dhe ai lokal janë të koordinuar për përmbushjen e detyrave ligjore dhe atyre qe burojnë nga vendimet e institucioneve për luftimin e sëmundjes COVID 19. I gjithë territori i Republikës se Kosovës do të monitorohet dhe ku do qe hasen shkelës do të merren masat konformë ligjeve në fuqi.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.