Komuna e Rahovecit angazhon kompani që përgatitë dokumentet e fermerëve për grante

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se sikurse në vitin e kaluar, edhe këtë vit Komuna e Rahovecit ka angazhuar kompani konsulente për plotësim të dokumenteve dhe hartim të projekteve për fermerë.

Sipas njoftimit, nga sot kompania është vendosur në objekt të komunës, te zyra e legalizimeve dhe do t’i trajtojë të gjitha rastet e fermerëve që janë të interesuar të aplikojnë në skemën e granteve

Në njotim  thuhet se MBPZHR ka hap thirrje për këto masa:

MASA 101: Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore: a. Sektori 101 – Pemë drufrutore

  1. Sektori 101.1.1 – Pemë arrore
  2. Sektori 101.2 – Serra

MASA 302: Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve a. Nën-masa 302.1 – Bletaria prodhimi promovimi i mjaltit

  1. Nën-masa 302.3 – Përpunimi i prodhimeve në fermë
  2. Nën-masa 302.4 – Zhvillimi i aktiviteteve artizanale
  3. Nën-masa 302.7 – Rritja e shpezëve për vezë dhe për mish.

MASA: Ujitja e tokave bujqësore.

Thirrjet për sektorët:

Sektorët tjerë si:

Sektori i vreshtave

Sektori i Qumshtit

Sektori i Vezëve

Sektori i Mishit

Pritet të hapen në muajt në vazhdim!

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.