KF Rahoveci përfiton 11 mijë e 386 euro ndihma nga FFK-ja vetëm në vitin 2020

Skuadra e qytetit tonë që bënë gara në Ligën e Dytë të Kosovës, gjegjësisht niveli i tretë, ashtu si të gjitha skuadrat e tjera të këtij rangu, ka përfituar 11 mijë e 386 euro ndihma nga FFK-ja për ta tejkaluar më lehtë pandeminë Covid 19.

Këto shifra i publikoi sot vetë FFK-ja përmes një komunikate për shtyp, përcjell Rahoveci24.

Gjithmonë duke u bazuar në dokumentin e mëparshëm shihet fillimisht se ekipi nga Rahoveci ka përfituar 5000 euro, duke mos u specifikuar data, ndërkaq me 18 Mars 2000 euro të tjera janë shtuar në xhirollogari të klubit.

Në fund, në muajin Prill, FFK thotë se skuadrat kanë marrë edhe nga 4386 euro, që totali shkon në 11, 386 euro.

Më poshtë fotoja dhe vegëza (linku) e komunikatës së plotë.

KLIKO KËTU

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.