Skuadra e qytetit nesër do ta zhvillojë ndeshjen e parë të edicionit të ri të garave në Ligën e Dytë.
Me shumë ndryshime në fond të lojtarëve dhe me vetëbesim, “bardhë e kaltërit” nga “Jahja Danuza” kanë vetëm një opsion këtë edicion, ngritjen në një rang më të lartë garash, shkruan Rahoveci24.
Takimi i parë do të jetë përballë Dardanisë së Qyshkut, takim ky që zhvillohet në “Shahin Haxhiislami” të Pejës, të shtunën me fillim nga ora 16:00.