Katër nga shtatë të shëruarit janë nga Rahoveci

Qyteti i Rahovecit. Rahovec. 28.05.15. Photo: Atdhe Mulla

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka ndarë një lajm të mirë me qytetarët e komunës së Rahovecit, i cili ka ardhur nga Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike.

Ai ka thënë se sipas rezultateve të ditës së sotme, 4 të shëruar nga Covid-19, janë nga Rahoveci.

Ndërkohë, në Rahovec aktiv me virus mbesin edhe 14 raste.

Njoftimi i plotë i Latifit:

Lajm i mirë nga IKSHPK!

Sipas rezultateve, edhe 4 të shëruar në Rahovec nga virusi SARS COVID-19.

Gjithsej: 19 të shëruar.

Edhe 14 raste i kemi ende aktiv me COVID-19.

#poshkojmëdrejtfundittëpandemisë

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.