Inspektori i Komunës së Rahovecit i infektuar me koronavirus, në gjendje kritike

Inspektori i Komunës së Rahovecit i infektuar me koronavirus, në gjendje kritike.

Inspektori i Komunës së Rahovecit i cili dy ditë më parë rezultoi pozitiv në testin për koronavirus, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Këtë për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar vetë kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.

“Po, është e vërtetë. Ai është i shtruar në QKUK dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ka edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, tha Latifi.

I pari i Rahovecit tha se ai personalisht nuk ka pasur kontakt me të.

Gjatë ditës së sotme në Klinikën Infektive të QKUK’së ka vdekur një i infektuar me COVID-19, 52 vjeçar me inicialet E.K., nga Komuna e Rahovecit.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.