Një qytetar është ndarë tejet i indinjuar me një fakt të çuditshëm.
Siç ka shkruajtur në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, në QKMF të Rahovecit nuk ka termometër për matje të temperaturës, përcjell Rahoveci24.
Në spjegim e sipër të ngjarjes, ai tregon se e kishte dërguar djalin e vogël për shkak të temperaturës, kurse me të arritur në vendin e ngjarjes u tmerrua tërësisht, duke marrë përgjigje negative lidhur me mungesën e termometrit.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
