HardhFest 2016 me karakter ndërkombëtar, performon Alex Belluscio, DJ superstar nga Zvicra (Foto)

Hardh Fest 2016 do të jetë i pasuruar me një gamë të gjerë të aktiviteteve dhe programit.

Por, natyrisht se maja e të gjithave është programi artistik, i cili është menduar nga një numër ekspertësh brenda këshillit të festivalit, me në krye Agron Sokolin.

Puna e bërë tash e dy vjet nga ky grup ka kulmuar me një përpjekje të suksesshme për të ndërkombëtarizuar festivalin e rrushit, i cili në edicionin jubilar të 15-të ka marrë karakter ndërkombtar.

640x74

alex belluscio

Kështu, pos Elita 5 që është konfirmuar për një performancë të madhe të paprecedent në Hardh Fest, do të jetë superstar DJ nga Zvicra, Alex Belluscio, ai që do të sjellë ritmet e kohës në Konak të Hardh Festit.

E Alex është vetëm fillimi i befasive, pasi programi pritet të jetë spektakolar. Detaje tjera pritet të zbulohen ditëve në vijim.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.