KB Rahoveci përkundër se është lënë në mëshirë të fatit nga kryetari Smajl Latifi ka bërë lëvizjet e fundit modeste për një ekip solid në prag të fillimit të sezonit të ri.
Mos mbështetja financiare e Smajl Latifit për pak sa nuk e ka shuar klubin dhe me urgjencat e fundit kohore që janë paraqitue, ikjen e lojtarëve vendor dhe buxhetin minimal, KB Rahoveci dhe bordi ja ka dalë të krijojë nje ekip modest – mëson Rahoveci24.
Klubi ka arritur marrëveshjet dhe zyrtarizimet pritet të vijnë duke filluar nga e hëna me FBK-në qē ka shtyrë afatin kalimtar edhe një javë.
KB Rahoveci shpëtoi nga shuarja e klubit në momentet finale të Kuvendit të Klubit, ku Alban Rama pranoi që ta vazhdonte si kryetar udhëheqejen e klubit deri në dhjetor me synimin për të pritur ndonjë kandidat me sponsor të fuqishëm që do merrte klubin në dorë, pasi pa përkrahjen e kryetarit Latifi klubi do ta ketë vështirë ekzistimin e këtij të fundit pa dyshim se nuk i intereson rinia e Rahovecit dhe aktiviteti i vetëm sportiv.
Sezoni fillon me 14 tetor me ndeshjet e Superkupës, kurse sezoni i Superligës fillon më 20 tetor.