Ndoshta klubi i themeluar më 1931 po kalon momentet më të vështira që nga themelimi, megjithatë historia që kanë bërë disa prej gjenerateve do të jetë prezente në të dhënat zyrtare.
Së fundi, portali “TopSporti” ka publikuar tabelën e edicionit 1999/2000, aty ku skuadra e qytetit tonë kishte plotë 54 pikë, 12 gjithsej më shumë se Lepenci i Kaçanikut, përcjell Rahoveci24.
Në të njëjtin nivel garash ishin edhe Dukagjini i Klinës e Gjakovë, që kishin pikë të barabarta, nga 39, Ulpiana me 35 sosh, ndërsa tabelën e përmbyllnin Vjosa nga Shtimja, Mushtishti i Suharekës dhe Përlepnica e Gjilanit, që veçse ishte tërhequr nga garat.
