Drejtori sportiv, Burim Dula ka folur për të ardhmen e klubit që dikur bënte namin në futbollin kosovar, KF Rahoveci.
Në një prononcim për portalin “KF Rahoveci Press”, i afërt me klubin “bardhë e kaltër”, Dula ka deklaruar se po punojnë maksimalisht me organet komunale për gjetjen e zgjidhjes më të mirë për skuadrën, teksa shtoi se komuna ka shprehur gatishmëri për të kontribuar më shumë sesa në vitet tjera.
Ai gjithashtu ka ftuar edhe bizneset lokale që t’i bashkangjiten kësaj nisme, pra të rikthimit të Rahovecit aty ku e ka edhe vendin.
Më poshtë edhe postimi i plotë: