Drejtori i drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim në komunën e Rahovecit, Hasan Përboqi ka folur për rastin e mbrëmshëm në Rahovec, ku një objekt afarist/banesor në qytet mori flakë.
Në një prononcim për “Radio Aktiv”, ai tha se ekipi i zjarrfikësve reagoi menjëherë, teksa falenderoi ekipet e zjarrfikësve nga Prizreni e Gjakova për gatishmërinë e treguar për t’u dalë në ndihmë kolegëve të tyre nga Rahoveci, përcjell Rahoveci24.
Më poshtë prononcimi i plotë.
Me të marrë lajmin për djegien e një objekti afarist/banesor në qytetin e Rahovecit, ekipi i zjarrfikësve tanë ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të intervenuar.Ju informoj se fatmirësisht nuk kemi të lënduar, ka vetëm dëme materiale, tashmë zjarri është lokalizuar, jemi në përfundim e sipër për ta shuar tërësisht.Një falenderim i madh për ndihmën dhe gatishmërinë e ekipeve të zjarrfikësve nga Gjakova dhe Prizreni. Poashtu falenderojmë edhe KRU-GJAKOVA për ndihmën dhe bashkëpunimin në të këtë situatë të vështirë.