Drejtori i arsimit në komunën e Rahovecit nuk e di si shënohet fjala “pakënaqur”

Pak kohë më parë, raportuam për listën e të punësuarve në arsim në komunën e Rahovecit, në kuadër të konkursit 04/342.

Aty u publikua lista me emrat e aplikantëve, që në fund mban firmën e drejtorit të DKA-së në komunën tonë, Avni Morina, përcjell Rahoveci24.

Megjithatë, një gabim trashanik është vërejtur në fund të listës. Aty drejtori ka shkruar se kandidatët e “pa kënaqur” mund të paraqesin ankesat e tyre në afatin e paraparë.

Një “lapsuz” ky i pafalshëm për një drejtor arsimi. Kjo pasi, në gjuhën shqipe, fjalët me negacion, “a”, “mos”, “pa”, “ç” e të tjera, shënohen gjithmonë ngjitur me fjalën pasuese, psh: anormal, ç’orientim, mosrespektim etj.

Më poshtë edhe fotoja:

Lista e të punësuarve në arsim në komunën e Rahovecit në konkursin e fundit, 04/342

file:///C:/Users/Led-Com/Downloads/Lista-e-kandidateve-te-pranuar-per-punetor.e-ndihmes-sipas-konkursit-Nr.04.342.pdf

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.