Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një njoftimi ka treguar se moti për ditën e nesërme do të jetë i vranët, i shoqëruar me intervale kohore me diell.
Vranësirat në disa vende të Kosovës do të shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh dhe me shi.
Ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celcius, derisa ato maksimale do të jenë rreth 23-25 gradë Celcius.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës:Moti 07.06.2020Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s.