Duke u bazuar të nenit 68 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale të Kosovës Nr. 03/L-040,(“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr.28/2008”), nenit 17, 18 19, 20, 21 dhe 22 të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr.1005 i datës 29.03.2017 UA (MAPL) Nr.04/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, nenit 7 të Rregullores Komunale për Transparencë Nr.03/2019, PKVT 2019-2023 si dhe vendimit të miratuar nga Kuvendi Komunal me 01 Nr.51/2020 të datës 28.02.2020, për vënien në debat publik të Draft Rregullores Nr. 01/2020 për Taksa Komunale, Zyra për Informim, drejtoria për Buxhet dhe Financa dhe Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Rahovecit shpallë këtë;
NJOFTIM PUBLIK
LIDHUR ME D R A F T RREGULLOREN NR. 01/2020 PËR TAKSA KOMUNALE
Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit, se me 27.05.2020 (e Mërkurë ) në ora 13:30 në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, do të mbahet debat publik me qytetarët dhe subjektet e interesuara për Draft-Rregulloren Nr. 01/2020 për Taksa Komunale në Komunën e Rahovecit.
Draft Rregullorja Nr. 01/2020 për Taksa Komunale në Komunën e Rahovecit, do të jetë në debat publik për 14 ditë kalendarike nga 14.05.2020 deri 27.05.2020.
Draft Rregullorja për Taksa Komunale është publikuar në uebfaqen zyrtare të komunës së Rahovecit në vegëzën: https://kk.rks-gov.net/rahovec/wp-content/uploads/sites/23/2020/03/Draft-Rregullore-per-Taksa-Komunale-per-Debat-Publik-SHQIP.pdf.
Propozimet, sugjerimet dhe vërejtjet për plotësim ndryshim mund të paraqitën në Zyrat e drejtorisë për Buxhet dhe Financa që gjendet në katin e dytë të objektit të vjetër të Administratës Komunale dhe drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm e cila gjendet në katin e parë në objektin e ri të Administratës Komunale në Rahovec.
Gjithashtu komentet mund të dërgohen edhe përmes postës elektronike në emailat: Afrim.Limani@rks-gov.net, Artan.Asllani@rks-gov.net, skender.hamza@rks-gov.net dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net .
Ky debat publik është i hapur dhe të drejtë pjesëmarrje në debat, kanë të gjithë qytetarët e interesuar.
Ju mirëpresim!