Çka po ndodhë? Trajneri i njohur maqedonas pëlqen faqen e KB Rahovecit në “Facebook”!

Që nga kthimi në normalitet pas pandemisë, ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga KB Rahoveci.

Skuadra që përfundoi në vendin e dytë edicionin e kaluar, e i cili u mbyll pa fitues për shkak të koronavirusit, nuk ka lajmëruar edhe më tutje ndonjë mbledhje apo organizim për sezonin e ri, përcjell Rahoveci24.

Megjithatë, është parë një lëvizje, sado e vogël të ketë qenë ajo. Trajneri i njohur maqedonas, Darko Radulovic, trajner aktual i Vardarit nga Shkupi, ka pëlqyer faqen e klubit tonë në rrjetin social “Facebook”.

Mbetet të shihet nëse gjatë ditëve të ardhshme mund të ketë njëmend zhvillime të këtij lloji, apo është thjeshtë një pëlqim normal të një klubi nga një shtet tjetër.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.