Çiklisti nga Rahoveci, Ferat Durguti, ka arritur ta rrëmbejë medaljen e argjendtë në garat kombëtare çiklistike për grupmoshat U23.
Shtegu ishte i gjatë afro 32 kilometra, me pikënisje në Prizren e me përfundim afër Gjakovës, derisa sportisti tashmë i njohur në Kosovë regjistroi një paraqitje të shkëlqyer.
Durguti, përmes një postimi në profilin zyrtar të rrjetit social “Facebook” falenderoi të gjithë ata që e mbështetën, teksa shtoi se ky triumf pritet të jetë vetëm nismë e fitoreve tjera në karrierën e gjatë që e ka përpara.