Mbrëmjen e së dielës në faqen e Facebook-ut “ Rahoveci Online“ është postuar dhe shpërndarë një listë e cila përmbante të gjithë emrat e personave nga Rahoveci që janë testuar për COVID-19 me datë 25.04.2020.
Rahoveci deri më sot ka 18 raste të konfirmuara me COVID-19 ndërsa më 25 prill u shfaq numri më i madh i rasteve në këtë komunë, në total 14 raste pozitive.
Lista e publikuar nga kjo faqe e Facebook-ut kishte të dhëna personale të personave të testuar dhe rezultatet e testimit, ndërsa disa minuta pas publikimit kjo listë është larguar nga kjo faqe dhe faqja është mbyllur.