Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në twitter ka treguar se Banka Botërore ka thënë se parashikimi më pozitiv për Kosovën është rënia ekonomike prej -4.5% për shkak të pandemisë, e versioni më i keq është 11%.
Ndërsa Fondi Monetar ndërkombëtar thotë se do të ketë rënie ekonomike -5%.
“Banka Botërore thotë se parashikimi më pozitiv për Ks-2020 është rënie prej -4.5 % e skenari më i keq është -11 %. FMN thotë -5 %”, shkroi Ahmeti.
E kjo rënie ekonomike, sipas Ahmetit, do të thotë se 30-50 mijë vende pune do të reduktohen.
“Përkthimi: 30-50 mijë vende të punës”, shkruan Ahmeti.
Tutje, Ahmeti tha se nuk ka mbetur gjë tjetër përveç se t’i lëshojë çdo ditë sirenat e emergjencës që i ka Komuna e Prishtinës.
“Unë spo di tjetër pos me i lëshu sirenat e emergjencës që i kena në komunë, për çdo ditë”, shtoi Ahmeti.

Banka Botërore thotë se parashikimi më pozitiv për Ks-2020 është rënie prej -4.5 % e skenari më i keq është -11 %. FMN thotë -5 %.

Translation: 30-50 mijë vende të punës.

Unë spo di tjetër pos me i lëshu sirenat e emergjencës që i kena në komunë, për çdo ditë.#rriNshpi
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) May 8, 2020