Babai i dy super basketbollistëve nga Maqedonia e Veriut, por që kanë pasaportë kosovare dhe luajnë në cilësitë e vendorëve në Superligën e Kosovës, Naser Zeqiri, baba i Jetmir dhe Lejson Zeqirit që luajnë te Sigal Prishtina, ka komentuar në portalin Rahoveci24 te editoriali për Muhamed Thaçin.
KB Rahoveci po kalon krizën më të thellë para serisë prej 7 ndeshjeve rresht në shtëpi dhe Ilmen Bajra vazhdon ta drejtojë ekipin, ndonëse fillimisht ishte angazhuar si asistent.
Në editorialin e Rahoveci24 përmendet nevoja e angazhimit të një trajneri të kalibrit ndërkombëtar që njeh mentalitetin e basketbollit të Kosovës dhe se ai është askush tejtër pos Muhamed Thaçit që në komunitetin e basketbollit njihet si Muja.
Lexo më shumë: Rahoveci duhet të nënshkruajë me Mujo Thaçin
Rahoveci24 pas rreth 6 muajsh ka arritur të bijë në kontakt me zyrtarë të klubit të gatshëm për të bashkëpunuar për zgjidhjen e situatës aktuale. Këta zyrtarë kanë mohuar kontaktet edhe verës edhe tash me Mujën duke thënë se nuk ka pasur ndonjë kontakt zyrtar.
Sidoqoftë, ka njerëz që hapur janë deklaruar pro një kalimi të Mujës te Rahoveci dhe ai është Naser Zeqiri, babai i Jetmir dhe Lejson Zeqirit dy super basketbollistëve të Sigal Prishtinës.
“Nuk ia njohin Mujës cilësitë e trajnerit që i ka, vetëm ata që kanë punuar me të e njohin si STRATEG dhe SHKENCTAR për basketboll”, u shpreh Naser Zeqiri në një koment në portalin Rahoveci24.

Portali Rahoveci24 pati shkruar në editorial se fillimisht Muja deri në janar do të stabilizonte ekipin, më pas do të reformonte thellësisht ekipin duke u fokusuar në lojtarët e talentuar vendorë.
Muja pos që mund të joshë drejt Rahovecit lojtar si Lejson Zeqiri dhe Jetmirin, ka në dorë edhe së paku dy lojtarë të tjerë të talentuar që luajnë në Evropë dhe që mund luajnë si vendorë pasi kanë pasaportën e Kosovës. Mbi të gjitha edhe talentët e Rahovecit do të përmbushnin potencialin e tyre.
Rahoveci fillon një seri prej 7 ndeshjesh së shpejti në “Mizahir Isma” ku pritet mobilizim i gjithë qytetit për të kthyer kah e mbara situatën në klub pas një starti aspak të dëshirueshëm në Superligë.
/Rahoveci24/