Asnjë viktimë nga koronavirusi në Rahovec deri më tani, mos bini pre e faqeve minorene dashakëqija

Qyteti i Rahovecit. Rahovec. 28.05.15. Photo: Atdhe Mulla

Sot gjatë orëve të mbrëmjes kanë qarkulluar lajme të pavërteta, nga faqe minorene dashakëqija, ku në këto kohëra të vështira synim të vetëm e kanë përfitimin material dhe jo informimin e drejtë dhe moral.

Organet policore tashmë po merren me rastin në fjalë, por ajo që është e rëndësishme, gjithmonë për t’u informuar zgjedhni opsionet më të mira.

Deri më tani, duke u bazuar edhe në rregullat e vëna nga Facebook-u, asnjëherë nuk i kemi thyer rregullat e informimit, teksa asnjëherë, pa u konfirmuar nga institucionet zyrtare, në këtë rast Instituti i shëndetit publik apo vetë komuna.

Andaj, ju lutemi që mos të bieni pre e këtyre faqeve minorene, të cilat veprojnë jashta rregullave etike dhe atyre profesionale.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.