Largimet nga puna për shkak të bindjeve politike vazhdojnë të jenë problem i theksuar në shoqërinë kosovare.
Kjo vërehet çdoherë kur ka ndryshime në qeverisjet komunale, ku tentohet menjëherë që të largohen nga puna njerëz me bindje të ndryshme politike, ani pse ata janë profesionistë sa i përket lëmisë që ligjërojnë.
Një rast i tillë duket të ketë ndodhur së fundi në Rahovec, ku arsimtari Gazmend Hajda është përjashtuar nga puna, për shkak të bindjeve politike, ani pse gëzon licencë adekuate edhe nga ministria e arsimit.
Këtë e ka konfirmuar asableisti i Vetëvendosjes në komunën e Rahovecit, Ali Zhuniqi, përmes rrjeteve sociale, i cili gjithashtu u bëri thirrje drejtuesve komunalë që t’i harrojnë këto politika.