Anëtari i AAK-së konfirmon Skandalin – Thotë që është nënkontraktor dhe në raste tjera si mbikqyrës

Sot gjatë ditës, duke u bazuar në disa informata anonime, redaksia jonë kishte publikuar një lajm lidhur me tenderin që ka të bëjë me rregullimin e rrugës së UÇK-së.

Lexo lajmin e plotë: Dyshohet për skandal në tenderin e Smajl Latifit

Siç edhe mund ta lexoni edhe në tekstin brenda vegëzës së mësipërme, u apostrofua emri i Drilon Mustafës, që sipas burimeve tona ai është organ mbikëqyrës i komunës në projekte të tjera, derisa në një projekt tjetër, kompania e tij është punë kryerëse, pra ajo “Archiline”.

Nuk ka shkuar shumë dhe në komentin e lajmit, ka reaguar edhe Mustafa, i cili në tentim për ta njollosur punën e redaksisë, bie në lajthitje, duke pranuar në të njëjtën kohë, se është mbikëqyr në një kompani tjetër, ku njëra prej punëve të tij ishte të vizitonte edhe një shkollë të komunës së Rahovecit, kurse në tenderin për rrugën me tri korsi është punë kryerës si nënkontraktor, siç e ka cekur edhe ai në reagim.

Më poshtë edhe postimi i tij i plotë.
Të nderuar,Portali “Rahoveci24” publikoi një lajm që përbën akuza ndaj meje, i cili rezulton krejtesisht të pavërtetën në atë se çfarë thuhet.Para se të publikohej lajmi, e udhës do të ishte të më kontaktonin e të merrnin përgjigje prej meje. Kjo dëshmon që gjithçka mund të kenë bërë, përveç gazetari hulumtuese JO.Mbi akuzat që më janë ngritur nuk ka argumente dhe fakte që e dëshmojnë atë. Prandaj, portalin “Rahoveci24” do ta padis në organet e drejtësisë, për akuza të pavërteta, lajm të rremë dhe dëmtim të imazhit.Sa për sqarim:1. Unë nuk kam qenë pjesë e këtij tenderimi e as përfitues, nuk jam as organ mbikëqyrës në këtë tender e as mbikëqyrës i angazhuar nga komuna e Rahovecit. Por, unë si profesionist i kësaj lëmie angazhohem në kompaninë “P.M.N. sh.p.k”.2. Fitues i tenderit në fjalë është kompania “Mendi-P” dhe kompania ime “Archiline” ka bashkëpunim si nënkontraktues për kryerjen e punimeve të murit mbrojtës.Faleminderit për mirëkuptim!Portali “Rahoveci24” shihemi para drejtësisë!P.s Nuk bëni keq me kërku falje publike

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.