6 vjet pa Elvis Pistën

Si sot, para gjashtë vitesh Rahoveci ishte në zi për djalin e qytetit, Elvisin.

Pikërisht mesnatën e 15 qershorit të vitit 2014, Elvis Pista, ishte vrarë në mënyrë qyqare me katër plumba prapa shpine në dalje të restaurantit Jaha ku po festonte ditëlindjen e bashkëshortes me miq.

Edhe pas 6 vitesh nuk ka asnjë të arrestuar për këtë vrasje që nuk tronditi vetëm Rahovecin, por gjithë Kosovën.

Elvis Pista s’ka nevojë për prezantim. Atë e njohin të gjithë, i madh e i vogël sepse kontributi i tij bamirës, politik dhe në çdo sferë tjetër ishte i jashtëzakonshëm.

Familja humbi djalin e vetëm, por Rahoveci humbi një burrë të madh, teksa misteri vazhdon mbi motivet që çuan prapa një vrasje të tillë një javë pas zgjedhjeve, ku ai ishte kandidati më i votuar në komunën e Rahovecit!

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.