Sot është 21-vjetori i masakrës në Krushë të Madhe. Pikërisht në këtë ditë, kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me bashkëpunëtorë të tij, ka bërë homzhe te Kompleksi Përkujtimor në Krushë të Madhe.
Latifi ka thënë se lavdia dhe nderi u takon të rënëve për liri, e të gjallëve obligimi për punë e angazhim që të jetësohen aspiratat kombëtare.
Njoftimi i plotë:
KRUSHA E MADHE – SIMBOL I REZISTENCËS SË POPULLIT SHQIPTAR
Sot në 21-vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe me bashkëpunëtorë, invalidë e veteranë, familjarë të të rënëve, bëmë homazhe dhe nderime, te Kompleksi Përkujtimor në Krushë të Madhe, ku kujtuam dhe nderuam të gjithë ata që u vranë, masakruan e u zhdukën nga okupatori serb në luftën për liri.
Në këtë ditë nderuam e përkujtuam me përkushtim të lartë gjakun dhe veprën atdhetare të të rënëve për liri, të 241 të vrarëve dhe masakruarve, prej të cilëve 64 ende mungojnë e nuk dihet asgjë për fatin e tyre, duke përfshirë edhe atdhetarin dhe burrin e shquar të kombit shqiptar profesor Ukshin Hoti.
Lavdia dhe nderimi ju takon të rënëve për liri, ndërsa neve na bie për hise të punojmë e angazhohemi për jetësimin e aspiratave tona kombëtare.
Lavdi të rënëve të Krushës së Madhe dhe të gjithë të rënëve anekënd trojeve shqiptare!
U jetësoftë akoma më shumë amaneti i të rënëve për Liri!