Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e nisi ditën e sotme duke bërë homazhe për nder të 21-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
I shoqëruar nga kabineti i tij qeveritar fillimisht bëri homazhe tek shtatorja e ish presidentit, Ibrahim Rugova e më pas tek memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-së, dhe më pas vazhdoi me homazhe tek shtatorja e heroit të kombit “Zahir Pajaziti”.
Nga aty, ai tha se sot ka bërë homazhe në tri vende historike që simbolizojnë rezistencën e popullit shqiptar për liri.
12 Qershorin e vlerësoi si ditë të veçantë sepse gjithmonë kujtohen emocionet që qytetarët e Kosovës përjetonin ndërsa trupat e NATO-s hynin në Kosovë.
Hoti: Bëmë nderime në tri vende simbolike te rezistencës të luftës në Kosovë
“Bëmë nderime në tri vende simbolike te rezistencës të luftës në Kosovë dhe sakrificës të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Është ditë e veçantë si plotë ditë të tjera me rendësi për popullin e Kosovës por kjo është vërtetë një e rëndësishme dhe e veçantë sepse këtë ditë secili prej neve kemi parasysh entuziazmin dhe emocionet që kanë përjetuar qytetarët e Kosovës në ato ditë të qershori ndërkohë që trupat e NATO futeshin në Kosovë.
Ajo është memoria jone kombëtare që dhe te jemi falënderues për mbështetjen e jashtëzakonshme që kemi pasur nga partnerët tanë ndërkombëtar për lirinë që sot e gëzojmë”, tha ai.