Nënkryetari Fatmir Iska dhe drejtori i Bujqësisë Berat Duraku, kanë vizituar fermerin Ibrahim Hoxha, i cili në serat e tij kultivon domatet dhe specat më cilësorë që shiten në tregun vendor.
Fermeri Hoxha, siç ka njoftuar Drejtoria e Bujqësisë, ishte njëri prej përfituesve të serave nga Komuna e Rahovecit.
“Në serat e fermerit Ibrahim Hoxha, kultivohen domatet dhe specat më cilësore që plasohen në tregun vendor. Si përfitues i ambientit të mbyllur nga Komuna e Rahovecit, nga ky fermer dalin produktet dhe prodhimet e kënaqshme. Për të parë nga afër punët që po zhvillohen në këto parcela, Drejtori i DPBZHR-së Berat Duraku së bashku me nënkryetarin Z. Fatmir Iska, kanë vizituar fermerin i cili me përkushtimin dhe punën e tij në prodhimtari, arrin të mirëpres të ardhura të mira për gjithë familjen e tij”, thuhet në njoftimin e para pak ditësh.
Në njoftim thuhet se investimet e duhura sjellin rezultate të mira, derisa në fund i është uruar punë e mbarë fermerit Hoxha.
“Investimet e duhura sjellin rezultatet të cilët ndikojnë në përmirësimin e kushteve më të mira në ekonomitë tona familjare. Fermerit në fjalë i dëshirojmë punë të mbarë dhe të suksesshme”, thuhet në fund.




