Po vazhdon të diskutohet edhe më tutje rasti që ndodhi te konviktet nl Prishtinë, ku një djalosh 26 vjeçar nga Gjilani, humbi jetën pas kërceu nga kati i katërt i konviktit.
Të shumtë ishin zërat që kërkonin dorëheqjen e ministrit Vitia, si veprim moral pas kësaj ngjarje, megjithatë, me dorëheqjen e Vitisë, duket se nuk po pajtohet ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kreun e komunës së Rahovecit, Visar Korenica.
Korenica, përmes një postimi në profilin zyrtar të rrjetit social “Facebook” deklaroi se ata që po e kërkojnë dorëheqjen e ministrit Vitia, janë skizofrenë politikë. /Rahoveci24/