Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Rahovecit, ka publikuar thirrjen për aplikim për fermerët dhe ekonomitë bujqësorë për masat e zhvillimit rural 2020/21.
Drejtoria ka sqaruar se thirrja është hapur nga ministria e Bujqësisë, ndërkohë që afati i fundit për aplikim është 20 gusht, 2020.
Njoftimi i plotë:
THIRRJE PËR APLIKIM PËR FERMERËT DHE EKONOMITË BUJQËSORE TË KOMUNËS SË RAHOVECIT
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, ka shpallur thirrjen për aplikim për fermerët, agro-përpunuesit dhe bizneset rurale për këto masa të Programit të Zhvillimit Rural 2020/21.
MASA 101:
Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore:
- Sektori 101 – Pemë drufrutore
- Sektori 101.1 -Pemë arrore
- Sektori 101.2 – Serra
MASA 103:
Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore;
- Sektori 103.1- Përpunimi i qumështit
- Sektori 103.2- Përpunimi i mishit
- Sektori 103.3- Përpunimi i pemëve dhe perimeve
- Sektori 103.4- Prodhimi i verës
MASA 302:
Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve
- Nën-masa 302.1 – Bletaria prodhimi promovimi i mjaltit
- Nën-masa 302.3 – Përpunimi i prodhimeve në fermë
- Nën-masa 302.4 – Zhvillimi i aktiviteteve artizanale
- Nën-masa 302.7 – Rritja e shpezëve për vezë dhe për mish.
Komuna e Rahovecit ka angazhuar kompani konsulente për kompletim të dokumenteve dhe hartim të projekteve
Afati i fundit për dorëzim të aplikacioneve është
20.8.2020