Dyshohet për skandal në tenderin e Smajl Latifit

Ka disa kohë që ka filluar rinovimi i rrugës së UÇK-së, ku pritet të zgjerohet në tri korsi.

Megjithatë, sipas burimeve të Rahovecit24, dyshohet për një skandal të paprecedent.

Sipas burimeve në kushte anonimiteti, na ka informuar se ka hasur në keqpërdorime të këtij tenderi.

Sipas tij, kryerësi i punës dhe mbikqyrësi i komunës në projekte të tjera, janë i njëjti person, që sipas ligjit, është e ndaluar.

Fjala është për firmën “Archiline”, që në agjensinë e regjistrimit të bizneseve në Kosovë figuron nën emrin e Drilon Mustafës (Personi në foton e parë).

FOTO 1

Megjithatë, problemi është diku tjetër. Personi në fjalë thuhet të jetë mbikqyrës i komunës, ku edhe vetë ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” konfirmon se është duke inspektuar punë në një fshat të komunës së Rahovecit. (SHIH FOTO 2)

FOTO 2

Në foton e mësipërme shihet emri i firmës “Archiline” njëherit përgjegjëse për rregullimin e punëve për rrugën në fjalë. Pra, këtu arrijmë në konkludimin se ai ushtron detyrë si mbikqyrës i komunës në projekte të tjera, derisa në rrugën me tri korsi, veçse është punëkryerës.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.