Pak kohë pasi vetë Mustafa e konfirmoi atë, tani radha është për zëdhënësin e komunës, Veli Gashin, që veçse e vulos skandalin.
Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” tha se Drilon Mustafa është nënpunës i një kompanie mbikqyrëse e komunës, njëherit punëkryes në projektet e tjera si nënkontraktor.
Rikujtojmë edhe njëherë faktin se ne nuk kemi raportuar që ai është punëkryerës dhe organ mbikqyrës në të njëjtin projekt, por se në një projekt është organ mbikqyrës, e në projektet e tjera punëkryerës.
Reagim:
Lidhur me tekstin e publikuar në portalin Rahoveci24.
- Kompania Archiline nuk ka qenë pjesë e këtij tenderimi e as përfitues, dhe si i tillë nuk është as organ mbikëqyrës në këtë tender e as mbikëqyrës i angazhuar nga komuna e Rahovecit. Por, z.Mustafa është i angazhuar në kompaninë “P.M.N. sh.p.k”.
- Fitues i tenderit në fjalë është kompania “Mendi-P” dhe kompania “Archiline” ka bashkëpunim si nënkontraktues i kësaj kompanie për kryerjen e punimeve të murit mbrojtës.
Duam t’i sqarojmë se ky portal duhet të jetë gjithmonë në shërbim të informimit të mirë duke i informuar saktë, me kohë dhe në mënyrë objektive qytetarët e komunës tonë dhe nuk duhet të jetë në shërbim të individëve.
Ndryshe çdo tentativë tjetër për të hutuar me dezinformata qytetarët, komuna e Rahovecit do të
detyrohet të ndjek masat ligjore kundër portaleve shpifëse. Kjo nuk është hera e parë që portale të ngjashme provojnë të vënë në lojë kredibilitetin e komunës së Rahovecit!
Ps:Më poshtë e gjeni vendimin e personit kompetent të angazhuar nga komuna.
Nderkaq monitorues është Ministria e Infrastrukturës si dhe kompania mbikqyrëse PMN.sh.p.k.
