Tashmë duket se do të jetë vetëm formalitet zyrtarizimi i Fisnik Rugovës si lojtar i ri i KB Rahovecit.
Superylli i përfaqësueses së Kosovës në pozitat 4 dhe 5 ka qenë kohë të gjatë preferencë e Fotis Takianos, dëshirë të cilën klubi duket se ja ka plotësuar.
Rahoveci24 raportoi në mëngjes se Rahoveci e ka arritur firmën e Fisnik Rugovës për kontratën e tij te Rahoveci dhe tash janë paraqitur edhe informata tjera që konfirmojnë një gjë të tillë.
Prishtina para pak momentesh ka zyrtarizuar Arbër Berishën si lojtar të ri ku tashmë ka mbushur numrin e qendrave në ekip dhe i ka hapur rrugë largimit të Fisnik Rugovës.
Rugova te Rahoveci do të ketë pagën më të madhe në histori të klubit sa i përket lojtarëve vendorë.