Zyrtare: Visar Korenica merr mbi 10 mijë vota, bëhet deputet

Është bërë publike lista e votave që kanë marrë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe listës së Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 14 shkurtit.

LVV-ja ka marrë 58 deputetë ndërsa, më e votuara në këtë listë është Vjosa Osmani.

Osmani ka marrë mbi 300 mijë vota, ndërsa pas saj radhitet Glauk Konjufca si personi i dytë më i votuar në këtë subjekt.

Pas Osmanit dhe Konjufcës më i votuari është Arben Vitia.

Visar Korenica ka 10117 vota duke qenë i 45-ti më i votuari në VV dhe duke u votuar më shumë se emra tjerë të mëdhenj në VV.

Visar Korenica bëhet deputeti i parë i zgjedhur nga qyteti i Rahovecit që do të përfaqësojë komunën e Rahovecit dhe gjithë qytetarët e Kosovës në mandatin e ardhshëm 4-vjeçar në Kuvendin e Kosovës.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.