As se si fati i keq nuk po i ndahet KB Rahovecit.
Kështu së paku thonë burimet pranë KB Rahovecit që precizojnë se as Bardh Rexha e as Musab Mala nuk do të luajnë në përballjen me Trepçën.
Nuk dihet nëse Rahoveci do ta ketë në dispozicion lojtarin e ri, i cili ende as nuk dihet kush është.
Ndërkaq, Trepça ka kohë që po kërkon një përforcim, por ka disa opsione në tavolinë.
Trepça ka edhe mungesën e trajnerit, por duket se Rahoveci ka mungesa te vendorët, mungesa te dy lojtarët më të mirë vendorë.
Fillimisht Mala është ai që ende nuk po deklarohet i gatshëm për lojë nga mjekët, kurse te Bardh Rexha ka ndodhur komplikim, ku fillimisht u mendua se mund të stërvisë pasi ju dha leja për ta bërë këtë, por pamundësia për ta bërë këtë, shtyu stafin mjekësor që ta dërgojë lojtarin në ekzaminime të mëtutjeshme, ku priten rezultatet MRI për të konstatuar se cila është situata e tij. Bardh Rexha 100% bashkë me Musabin mungojnë ndaj Trepçës.
Në anën tjetër Ponte ka triumfuar ndaj Pejës, që është lajm i keq për Rahovecin.
Duket se fati i keq dhe lajmet e këqija nuk po i ndahen Rahovecit, duke pasur lëndime të shumta, mungesa në roster dhe me ekipet tjera që po distancohen vazhdimisht në tabelë.
/Rahoveci24/