Tashmë është zyrtare. Nuk do të ketë kampion në basketbollin kosovar.
Kështu ka njoftuar para pak çastesh shtëpia numër një e basketbollit kosovar, përmes një postimi në sajtin zyrtar.
Përderisa pak kohë më parë mediat kombëtare raportuan nga burimet jozyrtare se ky edicion do të anulohet, tashmë është konfirmuar gjithçka edhe nga kreu i FBK’së, Arben Fetahu.
Në vendimin e publikuar, thuhet se shëndeti i lojtarëve, trajnerëve dhe personave tjerë të basketbollit është parësor, andaj do të ishte jonjerëzore të vazhdohet me basketboll, kur shumica e shteteve evropiane, e besa edhe ne po përballemi me pandeminë që po përhapet vazhdimisht.
Më poshtë edhe njoftimi i plotë.