Zyrtare: Serhat Sehit zbarkon në Rahovec, fillon ngjitja e vështirë në malin e tabelës

Skuadra e Rahovecit, ka zyrtarizuar trajnerin turk Serhat Sehit.

Sehit në stinorin e kaluar ishte pjesë e Trepçës dhe kishte një performancë të mirë në Superligë, ku e shpëtoi skuadrën mitrovicase në Play Out, duke e mposhtur Istogun.

Trajneri turk do të arrijë në Kosovë sonte dhe nga nesër do të jetë në krye të skuadrës.

Rahoveci aktualisht ka 2 fitore dhe 7 humbje në Superligë, derisa në Ligën Unike në ka asnjë fitore në 3 xhirot e zhvilluara.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.