Zyrtare: Rahoveci “ngrit trofeun e parë” të sezonit, rikthen Bardhin

Spread the love

Pas shumë paqartësive dhe mungesës së informacioneve e spekulimeve të shumta, KB Rahoveci më në fund ka filluar t’i prezantojë lojtarët, duke nisur me djemtë e qytetit.

Gabimin e vitit të kaluar, tash KB Rahoveci e ka përmirësuar.

640x74

Bëhet fjalë për Bardh Rexhën, djalin e qytetit, i cili vitin e kaluar për shkak të mospajtimeve u largua nga klubi dhe vazhdoi karrierën te Vëllaznimi ku pati një sezon fantastik me paraqitje monstruoze ndaj secilit kundërshtar të mundshëm, çka rrëmbeu syrin e shumë skuadrave të mëdha.

Megjithatë, përkundër ofertave nga shumë ekipe, oferta të cilat do të ishin për shumë lojtarë të parefuzueshme, Bardhi vendosi që të kthehet te KB Rahoveci duke bërë edhe sakrificë sa i përket kërkesave të tij, pasi dihet se ky sezon do të jetë shumë i vështirë për klubin në aspektin financiar e pritet luftë e ashpër për mbijetesë.

Rikthimi i Bardh Rexhës është trofeu i parë i KB Rahovecit për këtë sezon që ja dhuron qytetit djalin e vet i cili u largua për të fituar vlerësimin të cilin gjithmonë e ka merituar.

Postimi në faqen zyrtare:

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.