Skuadra e Rahovecit ka prezantuar transferimin e radhës, një nënshkrim nga Superliga e Kosovës.
Bëhet fjalë për Mhill Grabanica, i cili vjen nga skuadra e Dukagjinit, shkruan Gazeta Olle.
25-vjeçari cilësohet si një transfer i madh nga vreshtarët, të cilët synim kanë mesin e tabelës në Grupin A, të Ligës së Parë.
Njoftimi i plotë nga KF Rahoveci:
Edhe një ardhje shumë e rëndësishme për krahët e mbrojtjes tonë.Mhill Grabanica është 25 vjeçari i cili do të mbrojë ngjyrart e fanellës tonë tani e tutje, ai vjen pas një kariere të pasur në superligë me KF,,Dukagjini” nga Klina. Kujtojmë se Grabanica në edicionin që kaluam ishte ishte finalist i kupës së Kosovës bashkë me skuadren e tij!Mirë se na erdhe Mhill.