Zyrtare: Ndaj Lirisë 100% luhet në Rahovec, FFK aprovon kompleksin te Epopeja

KF Rahoveci më në fund do të kthehet në shtëpi dhe qysh nga ky vikend ndeshjet e klubit do të zhvillohen në Rahovec, gjegjësisht te Epopeja, ku kundërshtar do të jetë Liria.

Rahoveci24 nga burime të sigurta brenda klubit të KF Rahovecit ka mësuar se FFK ka pranuar kompleksin sportiv te Epopeja si fushë të gatshme për të zhvilluar ndeshje.

osa1

Ky është lajm masiv para ndeshjes më të madhe të sezonit ndaj Lirisë, ku marrja e pikëve është e domosdoshme për të shpresuar në mbijetesë.

Se kur do të zhvillohet saktë ndeshje do të merret vesh shpejt, por ky është lajm masiv ipër gjithë publikun e Rahovecit që tashmë do të jetë përkrah ekipit dhe nuk do të ketë nevojë të udhëtojë gjetiu nëpër stadiume tjera, e veçanërisht lajm i madh për klubin.

Një punë intensive e institucioneve të komunës së Rahovecit, klubit dhe FFK-së kështu rezultoi me përufndim të kompleksit në afat të duhur kohor për të vazhduar seozni në shtëpi. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.