Zyrtare: Largohet Alirifa, Xhevat Mullaavda trajner i ri i KF Rahovecit

Në prani të zyrtarëve komunal, futbollistëve dhe dashamirësve të futbollit rahovecas, në stadiumin e qytetit “Jahja Danuza” u bë pranimi i detyrës së trajnerit të KF “Rahoveci” nga ana e veteranit të futbollit Xhevat Mullaavda.

Në adresimin e tij të parë para futbollistëve, Mullaavda tha se rezultatet e deritashme janë zhgënjyese, prandaj kërkoi angazhim dhe përqendrim më të madh të futbollistëve. Trajneri Mullaavda tha se në këtë përbërje ka potencial, por mungon koncentrimi, prandaj do të fokusohemi që në të ardhmen të punojmë më shumë në këtë drejtim.

640x74

Duke i uruar punë të mbarë dhe suksese, drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Gardalin Shtavica potencoi faktin se KF “Rahoveci” ka gëzuar përkrahjen e institucionit të Komunës, prandaj nuk është dashur të mungojnë rezultatet. Gjithsesi, ai u shpreh optimist se me ardhjen e trajnerit me përvojë Mullaavda do të arrihen rezultate më të mira, ngase kjo është dëshirë e madhe e sportdashësve për një klub me traditë 85-vjeçare. Ai ndër të tjera foli edhe për gjendjen e vështirë materiale e financiare, mirëpo me rezultate më të mira mund të binden donatorët dhe tifozët e klubit që të vijojnë me mbështetje.
Mirëseardhje i kanë dëshiruar Mullaavdës edhe zyrtarët e KF “Rahoveci” dhe futbollistët e këtij klubi.
Trajneri i deritashëm Senad Alirifa u lirua nga kjo detyrë me vetë dëshirë, ndërsa do të mbetet pjesë e shtabit teknik të klubit. Trajner i portierëve u emërua Xhabir Hajrullaga.
Pas gjashtë lojërave të zhvilluara djelmoshat e KF “Rahoveci” kanë arritur vetëm dy barazime dhe katër humbje dhe aktualisht mbyllin tabelën e klasifikimit me vetëm dy pikë, me 2 gola të shënuara dhe 11 të pranuara.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.