KB Rahoveci ka konfirmura zyrtarisht kompletimin e transferimit më të ri nga SHBA-të, qendrën e jashtzakonshme, Kyle Sovine.
Në komunikatën e lëshuar nga nga klubi kumtohet se ai ka performuar sezonin e kaluar për Saint Francis Unviersity në SHBA ku ka shënuar 15.4 pikë dhe 6.4 kërcime për ndeshje.
Ai kompleton pesëshen e parë e cila do të jetë e niveleve fantastike dhe pritet të zëvëndësojë kapitenin Besnik Sharku, i cili gjendet në mërgim, por i gatshëm të kthehet nëse klubi është në nevojë për playoff.
Rahvoeci24 do t’iu sjellë të gjitha detajet e kompletimit të ekipit të klubit të basketbollit tonë para fillimit të sezonit të ri në Superligë. /Rahoveci24/