Zyrtare: Kupa e Kosovës mbahet në Rahovec

Spread the love

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka njoftuar se KB Rahoveci do të jetë organizator i Final 8 Kupës së Kosovës.

Më poshtë po sjellim njoftimin e plotë të FBK-së:

640x74

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 23.01.2023 në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar dhe, ndër të tjera, ka vendosur si në vijim:

  1. E ka miratuar Raportin e Punës të FBK-së për vitin 2022
  2. E ka miratuar Planin e Veprimit për vitin 2023
  3. E ka miratuar Planin e Marketingut dhe Komunikimit 2023
  4. E ka miratuar Planin Financiar për vitin 2023
  5. Ka vendosur që Kuvendi i Punës i FBK-së të mbahet më 22 mars 2023 në Prishtinë
  6. I ka miratuar Propozicionet e Garave të Kupës së Kosovës 2022/23
  7. Ka vendosur që Final 8 Kupa e Kosovës të organizohet në palestrën “Mizahir Isma” prej 15 deri më 19 shkurt nga KB Rahoveci me këto kushte:

– Do të lejohen shikuesit në palestër, por vetëm në mënyrë jo të organizuar, si dhe pa simbole dalluese

– Biletat duhet të blihen vetëm me letërnjoftime

– Kërkesë për prokuror kujdestar për të qenë në palestër në datat e organizimit të eventit, si dhe

– Vënia në funksion e kamerave në palestër.

– Masa të larta të sigurisë, duke përfshirë këtu Policinë e Republikës së Kosovës dhe Sigurimin Privat

– Është miratuar propozimi për ristrukturim të zyrës ekzekutive të FBK-së (ndarja në departamente) dhe janë miratuar ndryshimet në Rregulloren për Organizim të Brendshëm të FBK-së

– Janë emëruar përzgjedhësit e Përfaqësueseve të Reja të Kosovës

– Ka vendosur që Shpallja e Laureatëve në basketboll për vitin 2023 të bëhet në muajin dhjetor.

Në emër të Bordit Ekzekutiv të FBK-së,

Arben FETAHU                                     

Kryetar

Federata e Basketbollit e Kosovës

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.