Zyrtare: Kthehet shpresa për komunën e Rahovecit, Visar Korenica kandidat i VV-së për kryetar

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar edhe zyrtarisht se Visar Korenica do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Rahovecit.

Pas shumë konsultimeve, VV ka vendosur për kandidatin në komunën e Rahovecit.

640x74

Ai është aktivisti humanitar dhe menaxheri i suksesshëm nga Rahovecit, Visar Korenica.

Korenica ka kohë që është përfolur për një kandidim të mundshëm, për të cilin ai ka heshtur, megjithatë, tash duket se ai do të jetë alternative e re e qytetarëve të komunë së Rahovecit.

Entuziazmi i jashtëzakonshëm për një kandidat të fortë nga VV ka bërë që Visari të jetë një shpresë për një frymë të re në mesin e votuesve të VV-së dhe atyre që janë të pa përcaktuar e që kërkojnë ndryshimin e madh.

Korenica u konsiderua si njeriu ideal për ndryshimin e madh në qytet dhe thyerjes së mitologjisë dhe dominimit absolut të PDK-së e AAK-së.

Kandidimi i Visar Korenicës për kryetar të komunës së Rahovecit e bën atë në nga favoritët më të mëdhenj për të fituar, duke marrë parasysh “backgroundin” e tij të jashtëzakonshëm dhe puna në dobi të qytetarëve të komunës dhe shoqërisë në përgjithësi, e pos tjerash edhe rritjen spektakolare të VV-së, e cila i tejkaloi të gjitha pritjet me rritje prej 200 për qind në komunën e Rahovecit. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.