Zyrtare: Kryetari nënshkruan, Shtavica drejtor i KRS

Kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka nënshkruar edhe zyrtarisht vendimin që Gardalin Shtavica të jetë drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport.

Avdullah Hoti të premtën ishte në Rahovec ku edhe nga dega e LDK-së mori votat dhe pëlqimin për t’u bërë drejtor Shtavica, njeriu i preferuar i Hotit.

Rahoveci24 mëson nga burime të sigurta se kryetari Vehapi ka pranuar dorëheqjen e Osman Haskut dhe ka nënshkruar vendimin që Shtavica të zë vendin e tij.

Gardalin Shtavica është edhe kryetar i forumit rinor të LDK-së. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.