Zyrtare: KF Rahoveci do t’i zhvillojë ndeshjet ne stadiumin e qytetit

KF Rahoveci do të zhvillojë të gjitha ndeshjet e edicionit të ri në Ligën e Parë në stadiumin legjendar të qytetit.

Stadiumi legjendar që edicionin e kaluar u la pas dore me fushën që nuk ishte në gjendje optimale, detyroi që klubi i KF Rahovecit të kërkojë pikët në Malishevë pa praninë e tifozëve.

Sidoqoftë, stadiumi ikonik i qytetit do të jetë sërish i stërmbushur pasi edhe pandemia ka kaluar dhe të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Rahovec.

Kështu ka konfirmuar për Rahoveci24 trajneri i KF Rahovecit, Senad Alrifia, i cili ka thënë se janë krijuar kushtet optimale që ndeshjet të zhvillohen në Rahovec.

Nërkaq, nga tjera burime afër me klubin Rahoveci24 mëson se ndeshja e parë derbi ndaj Lirisë që zhvillohet në Rahovec do të ketë edhe prezencën e VAR-it, por edhe transmetimin direkt televiziv pasi është ndeshje derbi.

“Çdo përgatitje është bërë që ndeshjet të organizohen në stadiumin tonë “Jahja Danuza”, u shpreh trajneri Alirifa për Rahoveci24.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.