Zyrtare: KB Rahoveci transferon qendrën gjigante Ronald Farmer

KB Rahoveci ka paraqitur për regjistrim qendrën gjigante amerikane, Ronald Farmer.

Farmer i cili është i gjatë 208 centimetra pritet të paraqitet qysh në duelin ndaj Trepçës të shtunën. Ekipi i fundit i tij ishte De Venta De Banos nga Spanja.

Farmer pritet të prezantohet gjatë të enjtës, kur edhe do të arrijë në Kosovë.

Farmer pritet të ndihmojë skuadrën drejt fitoreve me rëndësi dhe ai shihet si ndihmesë edhe për Besnik Sharkun, i cili është impenjuar shumë në ndeshjet e fundit dhe pritet të ketë rol më ofensiv në pozitën 4. /Rahoveci24/

https://youtu.be/2xQQLZ3joUI

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.