Zyrtare: KB Rahoveci me transferim bombë, transferon ish yllin e Trepçës – debuton kundër Trepçës

KB Rahoveci i ka servuar një befasi Trepçës para ndeshjes së ardhshme ndaj Trepçës të enjtën.

Klubi Vreshtar ka konfirmuar nënshkrimin me Mark Williams, lojtarin që shkëlqeu për Trepçën pjesën e parë të sezonit.

Williams ka pasur mesatare prej 23.8 pikësh, 9 kërcimesh dhe 3.2 asistimesh në 10 ndeshjet e zhvilluara për mitrovicasit.

Mark përforcon radhët e Rahovecit teksa Tyquan Bitting është larguar.

Williams debuton pikërisht ndaj ish ekipit të tij, Trepça, të enjtën ku Rahoveci me fitore do të bënte hap të madh drejt playoofit.

“Këto muajt e fundit kanë qenë me batica dhe zbatica për mua, i kam tejkalusr të gjitha. Jam ekstremisht falënderues që kam rastin të vazhdoj karrierën time basketbollistike. KB Rahoveci jam rrugës! Ultras Vreshtarët le të kënaqemi bashkë dhe të bëjmë kujtime të bukura së bashku”, u shpreh Mark Williams për faqen zyrtare të klubit.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.